KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 10.710testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 viktima dhe janë shëruar 263 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.
Njoftimi i MSH-së:
Bashkëiadalim 22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288. Në total numri i rasteve aktive është 19.695.