Tiranë/ Policia e Shtetit jep detaje nga aksioni i RENEA-s, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, përkatësisht nga Durrësi në Lezhë, Mamurras e Elbasan.
Policia thekson se gjatë kontrolleve të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme Operacione në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë.
Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Në pranga kanë rënë shtetasit Dashamir Tafili, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, Lorenc Habilaj, për shpërndarje te lendeve narkotike, si dhe Astrit Seferi, autori i plagosjes së katërfishtë në vitin 2017.