TIRANË– Arti shqiptar në zi. Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçari. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij, të cilët nuk kanë nguruar që t’i thurin lëvdada për gjurmët që la në historinë e muzikës shqiptare.
Sherif Merdani njihej si si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe, e ndërsa për të shënoi një pikë kthehe festivai i 11-të i Këngës, i cili së bashku me disa kolegë të tij përfundoi në burg nga regjimi i asaj kohe, ku bëri 16 vite burg. Më pas, Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Disa nga këngët e tij
Kartolina
A do vish sivjet në plazh
Duart e tua (kënduar në festivalin e 11)
Se kënduam “Let it be”
Simfonia e nënës
Shokë të pandarë
Takim pas vitesh
Sot ora shtatë
Për vdekjen e këngëtarit Sherif Merdani kanë shprehur ngushëllimet Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.