Fitoret tona e kanë bazën te gatishmëria jonë që të zgjohemi më herët se të gjithë të tjerët dhe të flemë më vonë se tjerët. Nuk mund të zgjohen më vonë e të flenë më herët dhe të mundon PS. Po arritën të zgjodhëm e të flenë kur e bëjmë ne, kanë mundësi.
Do ta ndryshojmë sot komplet Sekretariatin e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetarë të PS në qarqe. Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë rolin më të vështirë, në memorien time, sepse duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Akademinë Politike.
Në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama ka zbuluar emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.
Kryeministri Rama publikoi emrat e ministrave të rinj të qeverisë. Ata do të jenë:
Kryeministër, Edi Rama
Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri i Financave Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet
Emrat e rinj të propozuara nga Rama
Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS
Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj Sekretare për Burimet Njerëzore
Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS
Etien Xhafa, Sekretar Dixhital
Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas