Korçë- Në orët e para të mëngjesit është raportuar se është mbytur në liqenin e Prespës 45-vjeçari Stavri Vasilovski. Ky i fundit kishte dalë për peshkim gjatë natës së bashku me vëllanë e tij dhe një shok. Sipas burime, raportohet që ngjarja ka ndodhur si pasojë e dallgëve të forta që ka pasur në liqen dhe për pasojë është përmbysur varka.
Burime për Priza.al shprehen se vëllai i viktimës dhe shoku i tij kanë arritur të dalin me not në breg ndërsa 45-vjeçarin e ka zënë varka poshtë. Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.