SHBA/ Një skenë aspak normale dhe e frikshme ka ndodhur në Ohajo, ku një burrë duket se është nervozuar më shumë seç duhet falë një aksidenti i cili për fat të mirë nuk kishte viktima, pavarësisht kësaj, burri i cili shfaqet në foto ka dalë nga mjeti me fëmijën në njërën anë dhe një armë zjarri në anën tjetër. Ai ka qëlluar me armë zjarri gruan e cila përplasi makinën e bashkëshortes së tij.
Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza. 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në “një aksident të vogël automobilistik pa dëme”, ndërkohë që gruaja e agresorit e kishte njoftuar se do të merrte burrin e saj.
E plagosura është shprehur se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë.