Pallati mbretëror duket se herë pas here përballet me incidente dhe skandale te cilat lëvizin në themel të gjitha hallakat që janë pjesë e Pallatit Mbretëror. Ditën e djeshme u publikua ‘Protokolli i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II” dhe kjo gjë duket se ka irrituar jo pak Pallatin. Sipas The Sun, këta të fundit ende nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar por po ‘përpiqen’ të gjejnë personin i cili ka nxjerrë jashtë mureve të Pallatit këtë dokument shumë konfidencial dhe sekret pasi në protokoll është i detajuar çdo veprim që do ndërmerret menjëherë pasi Mbretëresha të vdesë.
Dokumenti top-sekret iu dorëzua një web-faqeje politike duke shkelur rregullat në mënyrë tronditëse për Pallatin Mbretëror.
Në protokoll thuhej se hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur njëzet e tre orë në ditë, për tre ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së saj . Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize brenda disa minutave për dhjetë ditë. Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. Në orën 6 pasdite në ditën e vdekjes së mbretëreshës, Charles do të japë një fjalim para kombit, tanimë në rolin e mbretit të vendit.