Shkodër- Mbrëmjen e kaluar ka mbetur i plagosur me thikë në pedonalen pranë Urës së Bunës 30-vjeçari Çerçiz Veziri. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që ai ka pasur me një 25-vjeçar. Forcat blu u njoftuan për ngjarjen rreth orës 22:20.
I plagosuri është nisur menjëherë në spitalin Rajonal Shkodër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori i plagosjes është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.