Trupat e të paktën 20 personave u gjetën në një pus në verilindje të Meksikës. Trupat u gjetën në një pus pranë një shtëpie në qytetin Omealca, në shtetin meksikan Veracruz.
Autoritetet thanë se 20 trupa u nxorën nga një thellësi prej 30 metrash pas inspektimeve të kryera në pus. Kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20 personave.