700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.
Shifrat e muajve të pandemisë në vend
Testime totale 1,112,627
Raste pozitive 156,162
Raste të shëruara 141,038
Raste Aktive 12,585
Humbje jete 2,539