TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se refuzon që të hedhë firmën në marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur, kjo sepse në asnjë rresht të atij dokumenti nuk figurojnë fjalët “shtet, kufi, territor”. Kjo sipas Kurtit është bërë e qëllimshme, pasi nuk i do Serbia, për këtë arsye thotë se ka zgjedhur që të mos e pranojë që të firmos, pasi do ishte njësoj sikur të “zhdukte” faktin që Kosova është e pavarur”.
Janë 4 marrëveshje që po planifikohen që mund të rrumbullakosin procesi i Berlinit. Udhëtimi me karta identiteti dhe udhëtimi i vendeve të treta kur hy në një vend të kalojë në të gjitha dhe njohja e diplomave dhe atyre profesionale. Serbia ka refuzuar që të ekzistojnë fjalë si kufij, vend, shtetësi, qeveri etj. Është refuzimi i Serbisë që na ka lënë pa marrëveshje. A do të ndryshoj në Slloveni në 6 tetor, mbetet të shihet”, tha Kurti.
‘Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera”, kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”. Teksa dha detaje nga takimi, Kurti tha se nuk i ishte kërkuar nga Merkel që t’i bashkohej ‘Ballkanit të Hapur’, teksa shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të bëhet pjesë e një nisme pjesë e së cilës është dhe Serbia që nuk e njeh Kosovën. Sipas Kurtit, nuk duhet të bëhen iniciativa Rajonale pa përfshirë BE-në.
Ai renditi edhe 4 elementë, sipas tij të domosdoshëm që të ketë paqe në Rajon: sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave.
“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që mos ketë nevojë për variante të tjera alternative. Unë theksova se nuk duet të ketë fond evropiane pa vlera evropiane. Pra fondet e BE për 6 vendete BP duhet të shoqërohen me lerat e BE. Për vendit tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshëm që të ketë paqe të qëndrueshme, e stabilitet dhe janë sundimi i ligjit, demokratizimi që mundëson media të lira e të pavarura dhe vepron kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të jenë të lirë kriminelë të luftës e aq më pak në pushtet dhe e 4 është reciprociteti i të drejtave të pakicave. Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, janë dy shtete që zhvillojë dialog për statusi ne marrëdhënie me njëri tjetrin, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 ku ka shpallur pavarësinë. Katër vitet e para pavarësia jonë nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrje dhe ndërkombëtarët e hoqën që Kosova të ishte e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional. Ne jemi për marrëdhënie të mira Rajonal e fqinjësore, por nuk mund të shpërblejmë me territor. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam i gatshëm t’i dëgjoj e t’i përgjigjem, por ankesa të Serbisë për humbjet që ka pësuar si shtet i padrejtë, unë nuk i kompensoj dot”, tha ai.
Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ është ‘pjellë’ e Procesit të Berlinit dhe se Kosova bën teori konspiracioni. Kurti tha shkurt se nuk e dinte se për cilën teori konspirative fliste Rama.
“Nuk e di se për cilën teori konspiracioni bëhet fjalë, qëndrimi tim po ju tregoj që procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera. Ballkani nuk është 3 shtete e as 6, por së paku 12 dhe ka Procesin e Berlinit. Iniciativa Rajonale nuk besojmë se duhet të bëhen pa BE brenda. Kosova është shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi ta kërkojmë njohjen e saj e jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, kjo i kushton Kosovës”, u shpreh ai.
Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se “Ballkani i Hapur” është e vetmja gjë që i ndan.
“Ne do kemi takim mes dy qeverive me Shqipërinë, sapo të formohet qeveria do të fillojmë iniciativën për takim dhe kemi shumë gjëra që na afrojnë e bashkojnë, por pyetje bëhen për të vetmen që na ndan”, theksoi ai.
Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë ‘mesazhet e lamtumirës’ vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së. Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.