Nga Korça ku ka dekoruar katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës antikomuniste, Ilir Meta pati mesazhe e para politike.
Pas aktivitetit të zhvilluar në Korçë, Presidenti Meta në një prononcim për mediat ka shprehur se më në fund në vend sipas tij demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike sipas tij e para zgjedhjeve të 25 prillit.
I pyetur nëse është i gatshëm të takojë kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta tha se e pret në çdo moment, duke theksuar se është i hapur për të respektuar kushtetutën.
“E pres në çdo moment Ramën, i hapur për të respektuar kushtetutën, qeveria duhet të fillojë punë sa më parë, sa më parë duhet të fillojë punë edhe opozita kundër qeverisë”, tha Meta.
I pyetur për deiklaratat e tij para zgjedhjeve se do të jete dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do të merrte 71 mandate, presidenti Meta tha se nuk është momenti për të keqinterpretuar deklarata. Ai theksoi se është i detyruar të respektojë kushtetutën duke iu referuar këtu edhe dekretimit të qeverisë.
“Sjemi për të interpretuar dhe të nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Unë jam këtu për të respektuar kushtetutën. Kam kërkesa për të dalë në studio për intervista por ekam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit.
I gjithë protagonzimi im ska qenë i kërkuar nga Meta por i imponuar në mbrojtje të demokracisë dhe kushtetutës. Në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucionë në mënyrë të veçantë GJK. Për të kapur dhe presidencën që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë, unë jam i detyruar të respektoj kushtetutën e republikës së Shqipërisë.
Presidenti të mos presë askush të mos marrë detyra më shumë. Shpresoj që opozita të përmbushë detyrat që parlamenti të jetë funksional”.