Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Divjakë, si pasojë e në aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, ku 44-vjeçari Altiment Qose duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.