Të paktën 8 persona kanë humbur jetën në Rusi pasi një person I armatosur ka hapur zjarr në një universitet në qytetin rus të Perm në orën 11 .
Mediat vendase raportojnë se të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur. Portali i lajmeve RBC raportoi se 4 persona kanë humbur jetën, por është ende e paqartë se cilat janë shifrat e sakta.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse viktimat pësuan lëndime nga të shtënat ose nga përpjekja për të ikur nga ndërtesa. Menjëherë pas sulmit studentet dhe mësuesit u mbyllën në auditore dhe shumë prej tyre u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit të rëndë.