KURBIN– Një person ka mbërritur pa jetë në spitalin e Laçit! Paraprakisht dyshohet se 35-vjeçari ka vdekur pas një aksidenti automobilistik, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit. Po ashtu dyshohet se nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur dhe dy persona të tjerë po ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë që as Policia e Shtetit nuk ka dalë me asnjë njoftim zyrtar për të hedhur dritë lidhur me çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç.