Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës.
SPAK po kërkon informacion për një çështje në hetim, ndërkohë që ka sekuestruar disa dosje. Nuk ka operacion arrestimi. Bëhet fjalë për oficerë të BKH që po marrin dokumente për llogari të hetimeve që kanë në proces.
Ndërkohë që ditën e sotme u njoftua ndryshime në krye të Kadastrës së Vlorës. Në vend të Klodian Trocit, është emëruar Reinard Meta. Në institucion ka zbarkuar SPAK.