TIRANË– Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot 539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3345 testimeve, e ndërsa ajo që vihet re është se Tirana është qarku ku janë shënuar jo vetëm numri më i lartë i rasteve të reja, por edhe të viktimave, për t’u ndjekur më pas nga Elbasani.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Edhe shifrat e shtrimeve në spitale flasin për një situatë pandemike jo në kushte të qëndrueshme, ku 30 pacientë nga 222 në total në 2 spitalet COVID në vendin tonë janë në gjendje të rënduar.