Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi feston 30 vjetorin e lindjes. Artistja e mirënjohur ka festuar këtë ditë të veçantë në një nga bujtinat shqiptare, nën shoqërinë e shumë miqve.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në rrjete sociale, saktësisht Instagram.
Krijuesja e hitit “Lum kush m’ka” është përkujdesur që të duket elegante dhe në formë të mirë. Në këtë festë nuk mungoi as një dekorim i veçantë në rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.