KOSOVË- Në veri ka filluar tërheqja e bllokadave të vendosa nga protestuesit serbë rreth dy javë më parë pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës.
Një prej kamionëve që ka qenë në rrugë tashmë është larguar prej aty. Pjesa tjetër e tyre ende nuk janë larguar por janë vendosur në anë të rrugës duke liruar një korsi të saj.
Ndërkohë ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.
Tërheqja e tyre vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës largimi i tyre pritet të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.