Ka pësuar një ulje numri i infeksioneve ditore me COVD në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 467 raste të reja, nga 549 një ditë më parë. Fatkeqësisht, 3 persona kanë humbur jetën nga COVID në 24 orët e fundit në vend, të moshës nga 58-74 vjeç.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja e rasteve në bashki: Janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.