Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 533 persona me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 12 të tjerë, ku 6 viktima ishin vetëm në Tiranë, që është qyteti që mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19. Gjithashtu i infektuar është edhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, i cili shkruan se prej 7 ditësh po “luftojnë” me gruan e tij me këtë sëmundje.
Nga 3956 testime të kryera rezultuan pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki: 221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.
Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.