Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi. Duke iu referuar dosjes hetimore, se sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimin. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.
Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.