Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushan të Shkodrës. I riu Isak Mehmedaj, 24 vjeç, është paraqitur mëngjesin e sotëm në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, por ende nuk ka një informacion se si i mori ai ato plagë.
24-vjeçari ka marrë plagë në krahë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Plagosja është ende në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.