“Nuk është më shumë se çfarë bëjmë ne por si vendosin të tjerët”. Kështu i është përgjigjur Kryeministri Rama pyetjes së bërë nga Radio Televizionii e Spanjës, televizioni publik RTVE, se si po ecën Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit.
Rama ka thënë se vendet e Ballkanit kanë ende shumë punë për të bërë por kanë nevojë të hedhin hapa përpara në procesin integrues drejt BE-së.
“Ne jemi vende që kemi shumë për të bërë për të plotësuar kushtet për tu bërë anë5tarë të Bashkimit por kemi nevojë që të hedhim hapa për të vijuar me procesin e integrimit. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe jemi ende në mes të rrugës”, tha.
Sa i përket perceptimit që kanë evropianët për shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi Rama tha se “ka gjithnjë e më shumë turistë që vijnë në Shqipëri, të cilët e shohin se vendi është shumë më ndryshe nga ccfarë e kishin perceptuar atë më parë”.
Ndërkohë lidhur me faktin që Spanja ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, Kryeministri Rama nënvizoi se problemet e brendshme me lëvizjet për shkëputje nga krahina në Spanjë s’ka asnjë lidhje me shtetësinë e Kosovës.
“Sigurisht që Kosova është problemi i fundit i hapur, i pazgjidhur pas procit të shpërberjes së ish-Jugosllavisë. Serbia duhet ta njohë Kosovë. Ne e dimë mirë që pozicioni i Sapnjës nuk ka lidhje me ndonjë problem me shqiptarët, por me historinë e saj, me problemet e saj të brendshme. Ne duhet të jemi të qartë se s’ka asnjë lidhje me problemet e brendshme të Spanjës me ndarjen e Kosovës nga Serbia”, tha Rama.