Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri mes disa banorëve pranë shkollës Çajupi në Tiranë, me sende të forta, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të nxënësve, të cilët u trembën dhe mbetën të shokuar.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njeri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar edhe me armë zjarri, duke rrezikuar edhe nxënësit, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i plagosur nga të shtënat.
Nga videon e siguruara nga Gazetari.al, në rrugë shihen qytetarët të cilët konfliktohen me njëri-tjetrin.
Policia ka shoqëruar dy persona të përfshirë në konflikt, për shkaqe që nuk janë zbardhur ende. Numri total i banorëve të përfshirë në ngjarje nuk dihet ende, ndërsa Policia ka nisur hetimet.