Tenderët për blerjen e barnave dhe të pajisjeve të tjera mjekësore, me vendim qeverie, tashmë do t’i kalojnë në dorë Ogerta Manastirliut.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të kryejë procedurat e prokurimit publik, në emër dhe për llogari të spitaleve publike për blerjen e disa mallrave.
Tashmë të gjitha institucionet në varësi, do t’i dërgojnë të dhënat dhe sasinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore që u nevojiten, Ministrisë së Shëndetësisë, e cila do të kryejë blerjet.
Do jetë ministria e Shëndetësisë ajo që do të përcaktojë kriteret, të kryejë verifikimet dhe të unifikojë specifikimet teknike, për prokurimin e përqendruar të barnave dhe të pajisjeve mjekësore në spitalet publike.