FIER– Zbulohet në Shqipëri cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik, i përket shekullit III para Krishtit.
Siç thekson arkeologu, cisterna është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh. Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë.
Vetë arkeologu Neritan Ceka njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i saj, ndërsa publikon edhe pamje të zbulimit në faqen e tij të “Facebook”.
Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të së kaluarës që mbetet më e madhja e Ballkanit Antik të asaj periudhe. Nga sa mësohet, pjesë e ekspeditës janë Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Njësinë Arkeo Bylis të Akademisë së Shkencave, Parkun Arkeologjik Bylis dhe grupin gjeofizik.