Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot, ndërsa gjykuar nga mbledhja e parë këtë të hënë, ku nuk munguan debatet, duke se puna e këtij Komisioni nuk do të jetë e lehtë. Ky Komision do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kohëzgjatja do të jetë 3 muaj.
Objekt hetimi i këtij komisioni do të jenë: Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019; verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale; verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.
Pati jo pak debate në këtë mbledhje të parë, ku opozita dhe maxhornaca fillimisht nuk ranë dakord mbi rregulloren e Komisionit. Sipas PS, drafti i paraqitur nga Alibeaj ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk mund të miratohet në mbledhjen e sotme, por kërkuan që sot të zgjidhej Sekretari i Komisionit.
Kjo u kundërshtua nga Alibeaj, i cili tha se nuk mund të zgjidhet Sekretari pa miratuar rregulloren, duke propozuar që opozita dhe maxhoranca të zgjedhin nga një përfaqësues dhe t’u lihet 2 ditë kohë për të diskutuar ndryshimet në rregullore.
Komisioni votoi pro këtij propozimi, ku përfaqësues i PD do të jetë Ervin Salianji dhe nga PS Nasip Naço, ndërsa mbledhja e radhës për miratimin e rregullores dhe u përcaktua më 20 tetor, megjithatë nuk ka ende një dakordësi për zgjedhjen e Sekretarit.
Objekt i veprimtarisë së komisionit Hetimor
1.Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale;
2.Verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019;
3.Verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale;
4.Verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.
Çfarë synohet nga Komisioni Hetimor?
Hetimi do të synojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, mbrojtjen e integritetit te procesit zgjedhor, përfshirë garantimin e lirisë së votës, rritjen e besimit të publikut, mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit.
Përbëra e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit
1. Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
2. Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
3. Klotilda Bushka anëtare PS
4. Blerina Gjylameti anëtare PS
5. Aurora Mara anëtare PS
6. Klevis Xhoxhi anëtar PS
7. Nasip Naço anëtar PS
8. Petro Koçi anëtar PS
9. Bardhyl Kollçaku anëtar PS
10.Gazmend Bardhi anëtar PD
11. Oerd Bylykbashi anëtar PD
12. Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
13. Ervin Salianji anëtar PD
14. Kreshnik Çollaku anëtar PD
15. Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur
1. Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
2. Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
3. Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD
4. Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD
Gazetari.al ka zbrdhur 9 pikat, mbi të cilën është bazuar PD-ja për të ngritur Komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mes tyre është çështja e patronazhistëve. dhënia e fondeve të tërmetit për zgjedhje, tendera publikë, punësimi i 13 mijë punonjësve të rinj në administratë, që sipas tyre është bërë për qëllime elektorale.
“Përvec fenomeneve kriminale të shtrira në të gjithë vendin të blerjes së votës përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të hapur me rrjetet kriminale, Partia Demokratike ka konstatuar edhe 9 rrethana konkrete të parregullsive të rënda të procesit zgjedhor, si më poshtë vijon:
1.Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;
2.Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë;
3.Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik në muajt Nëntor-Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimesh publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionë për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.
4.Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga Qeveria në periudhë zgjedhore për pushtetin vendor të kontrolluar nga e njëjta parti;
5.Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
6.Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
7.Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
8.Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëve të Partisë Socialiste;
9.Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri”, thuhet në dokument.
Emrat qe do te thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin.
Edi Rama | Kryeministër i Shqipërisë |
Arben Ahmetaj | Ministër i Shtetit për Rindërtimin |
Bledar Cuci | Ministër i Punëve të Brendshme |
Belinda Balluku | Ministër i Infrastrukturës/Energjisë |
Ogerta Manastirliu | Ministër i Shëndetësisë/Mbrojtjes Sociale |
Frida Krifca | Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural |
Erion Veliaj | Kryetar i Bashkisë Tiranë |
Emiriana Sako | Kryetare e Bashkisë Durrës |
Arben Kraja | Drejtues i SPAK |
Olsian Cela | Prokuror i Përgjithshëm |
Ardi Veliu | Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit |
Gledis Nano | Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit |
Artan Lame | Drejtor i Përgjithshëm i ASHK |
Linda Karcanaj | Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI |
Shkëlqim Hajdari | Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror |
Reida Kashta | Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimeve Publike |
Sokol Zaimi | Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit |
Bledar Doracaj | Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile |
Albana Kociu | Drejtor i Departamentit të Administratës Publike |
Adrian Cela | Administrator i OSHEE Group |
Laert Duraj | Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare |
Besnik Dervishi | Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale |