Qytetarët e 21 komunave në Kosovë duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin drejtuesit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor. Ndërsa, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave të tjera.
Fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit.
Kurse, fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.
Ndërsa, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.
Gjakova (AAK-LVV)
Gjilani (LVV-LDK)
Dragashi (PDK-LDK)
Klina (AAK-PDK)
Kamenica (PSD-LVV)
Podujeva (LVV-LDK)
Prishtina (LVV-LDK)
Prizreni (LVV-PDK)
Vitija (LDK-LVV)
Vushtrria (PDK-LDK)
Malisheva (Nisma-PDK)
Juniku (AAK-LDK)
Mamusha (KDTP-KATP)
Gllogovc (PDK-DD)
Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)
Istog (LDK-AAK)
Shtime (PDK-LVV)
Rahovec (AAK-LVV)
Fushë Kosova (LDK-LVV)
Obiliqi (IQO-LVV)
Kaçanik (PDK-LVV)