FIER-E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, që dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij, teksa po rrinte brenda mjetit tip “Audi” i parkuar.
2 autorët i janë afruar me një mjet tip ‘Benz” në lëvizje dhe e kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 57-vjeçarit. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit me traga të Kosovës janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës. Armët janë dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja. Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin.
Demir Backa ishte pronar i lokal ‘Piazza’ , ku fillimisht mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona që janë në dijeni të ngjarjes, apo mund të kenë qenë dëshmitarë gjatë vrasjes.
Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.
Demir (Dem) Backa i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. “Masakra e Levanit” më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.
Përplasja ndodhi natën midis Bandës së Pusit të Mezinit që kishte influencë në të gjithë jugun e vendit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua.
Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.
E gjitha nisi dy ditë para masakrës, kur në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Autorët ishin me maska dhe sapo u futën në bilardo hapën zjarr me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj ngjarjeje 500 familje rome u armatosën në dy reparte ushtarake vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, kurse gratë dhe fëmijët u larguan të gjithë nga fshati.
Dhe ashtu siç pritej në fshat zbarkuan me makinë disa burra. Ata hynë në lokalin e kryeplakut Demo së bashku me disa romë. Kërkuan armë Demo kishte refuzuar kërkesën, nisi përplasja e përgjakshme me armë.
Në këtë moment romët e tjerë që ishin vendosur në pozicione nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur.
TË VRARË MBETËN:
Ferdinand Sali Nanaj (Felja) nga Memaliaj, Adriatik Shehu nga Memaliaj, Abaz Xhelo Bara nga Qesarati i Tepelenës, Roland Komira nga Gjirokastra, Dritan Nanaj nga Gjirokastra, Luan Bedaj nga Tepelena, Petrit Madallozi (Titi i Rukies) nga Tepelena, Astrit Duraj nga Tepelena, Medi Aziz Backa (Buç Backa) nga Zhupani i Fierit, Islam Kazanxhiu nga Levani, Memet Selimaj nga Levani, Fredi Selimaj nga Levani, Edmond Pano nga Fieri, Sokol Muka nga Vlora, Kastriot Muka nga Vlora, Petrit Muka nga Vlora.
Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende