Me vendim qeverie, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.
Veliaj thotë se bashkia e Tiranës do t’u paguajë pronarëve 2.5 mln dollarë për ndërtesën monument kulture.
‘Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik!’- shkruan Veliaj.