TIRANË– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur brenda një familje në Kamëz. Një 27-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, si dhe dyshohet për abuzim seksual ndaj saj. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit me inicialet R.K pasi i ka shkaktuar lëndime të shumta në trup 6-vjeçares e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ka qenë nëna e 6-vjeçares që ka bërë denoncimin në polici pasi ka gjetur vajzën e saj në gjendje të rëndë. Në momentin e ngjarjes, vajza ka qenë vetëm me babai në shtëpi pasi nëna e saj ka qenë në pune. Në dëshminë e tij përballë policisë, 27-vjeçari ka thënë se dhunoi të bijën pasi 6-vjeçarja e bezdiste.
Policia ka dyshime se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore.
I riu rezulton se është një person problematik i denoncuar disa herë nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe agresivitet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.