LUSHNJE– Ish zv.kryeministri Erion Braçe, tashmë një nga opozitarët më të fortë të qeverisë, ka sjellë historinë e një qytetari nga Lushnja, invalid, të cilit i është hequr paketa higjeno sanitare.
Kjo për Braçen është e patolerueshme dhe sjellë edhe njëherë në vëmendje buxhetin 910 milion dollarësh për Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, ky buxhet është shumë e që thekson se mbi të gjitha nuk është efektiv.
“Ky është Gazmir Sula nga fshati Thanasaj, njësia Dushk/Lushnje; A mund të di unë pse këtij njeriu të pamundur i hiqet paketa higjeno sanitare?!Është invalid i grupit të parë; Shiheni vete! I kanë thënë se nuk të takon? Vërtetë? Po kujt i takon nëse jo Gazmirit? Tani; Nëse kështu thotë ligji, atëherë ligji është gabim; nëse kështu thotë cilido udhëzim, atëhere ai udhëzim është gabim; por nëse kështu do një mjek apo cilido zyrtar i shtetit, atëherë të gjithe ata nuk duhet të jene më të tillë! Ju thashë dy ditë më parë; 910 milion dollarë në vit për shëndetin e mirë dhe mbrojtjen sociale janë shumë lekë; Por ato nuk janë efektive”, shkruan Braçe.