ITALI– Kryeministri Rama është sot i pranishëm në Itali në një vizitë zyrtare, ku u prit nga homologu italian, Mario Draghi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Draghi-n, Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, por pa dhënë detaje se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur mund të mbyllen ato.
Edhe njëherë Rama u ndal gjatë te çështja e integrimit europian dhe pengesat që po hasin vendet e rajonit të Ballkanit drejt këtij procesi.
Ai argumentoi se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin me dy korsi të ndryshme, teksa shtoi se çdo gjë që ndodh në rajon, e mirë apo e keqe, ndikon në mënyrë të pashmangshme edhe mbi Europën. Për Ramën BE është e vetmja ‘krijesë’ gjeografike me kufij të jashtëm dhe të brendshëm. Nga ana tjetër, kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit. Ai vuri theksin në miqësinë mes dy vendeve, duke shtuar se do të forcohet edhe më tej.
Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili ritheksoi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë në BE si dhe hapjen e negociatave brenda këtij viti. Sipas Di Maios kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin.