Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 465 raste të reja me koronavirus nga 3,660 testime të kryera. Fatkeqësisht, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe një viktimë më pak.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, 531 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,175 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja janë regjistruan në këto bashki; 206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.