Presidenti Ilir Meta nuk do të ketë një bashkim në politikë me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në një emision Meta u pyet për këtë gjë dhe tha se ai lider është vetë dhe nuk ka pse bashkohet me Berishën.
Meta shtoi se për liderin historik të Partisë Demokratike gëzon një respekt të madh, por rikthimi i tij në politikë do të jetë me të si protaginist e jo Berishën.
‘Këto bashkohet me këtë e me atë, nuk u futem fare unë. Unë jam lider vetë, për Sali Berishën gëzoj një respekt të madh, të tha po është po, të tha jo është jo, s’të ktheu përgjigje është faji jot që mendon atë që mendon ti se ka thënë ai. Unë lider jam vetë, jo se e kam problem lidershipin, por në sensin që jam vetë. Ai ka qenë kryeministër dhe unë kam qenë zëvendës e ministër i jashtëm, kam pasur një marrëdhënie mjaft korrekte,’- tha Meta.