Në shtetin e Amerikës Qendrore, Panama, më shumë se tre tonë kokainë u sekuestruan në kontejnerë që duhej të shkonin në Evropë dhe Afrikë. Mediat lokale raportuan se forcat panameze të sigurisë sekuestruan pako droge të fshehura në dy kontejnerë në hyrje të Kanalit të Panamasë në portin e provincës Colon.
Autoritetet theksuan se forcat e sigurisë sekuestruan tre tonë e 267 kilogramë kokainë, e cila ishte e destinuar për në Evropë dhe Afrikë, ndërkohë ka nisur një hetim i gjerë.
Në Panama, që përdoret si vend tranziti për kontrabandën e drogës, nga fillimi i vitit nga kontrollet janë sekuestruar 98,6 tonë drogë dhe vitin e kaluar 84,87 tonë.