Kryeministri i Somalisë, Mohamed Hussein Roble ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës në këtë vend të Bririt të Afrikës. Kryeministri Roble shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit të tij të mbajtur në kryeqytetin Mogadishu mbi situatën aktuale.
Në një video e shkurtër e publikuar nga kryeministri në rrjetet sociale thotë se vendi po përballet me një pozitë të vështirë dhe i bëri thirrje publikut, studiuesve fetar, biznesmenëve dhe komunitetit ndërkombëtar që të bashkohen dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), thatësira e madhe ka kapluar pjesën më të madhe të Somalisë pasi shirat sezonalë u harruan për herë të tretë që nga fundi i vitit 2020.