Vlora është tronditur mesditën e kësaj të premteje të zezë për Lagjen Pavarësia të qytetit, teksa nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati u hodh bashkë me fëmijën e saj në krah 34-vjeçarja Pamela Mërtiri.
Me këtë veprim fatal dhe shokues, farmacistja Pamela që prej vitesh jetonte në Tiranë, dhe prej 8 muajsh një nënë e vetme pasi ishte divorcuar me bashkëshortin kur foshnja ishte pak muajsh, i dha fund jetës së saj dhe engjëllit të saj të vogël.
Prej një muaji vuante nga depresioni Pamela Mërtiri, gjë e cila kishte shqetësuar edhe prindërit që bashkë me vajzën dhe nipin e tyre të vogël vetëm dje kishin ardhur nga Tirana në Vlorë, pasi 34-vjeçarja e kishte kërkuar.
Pamela shkoi në një pallat aty afër banesës së saj dhe u hodh në aktin e fundit të jetës së saj. Foshnja e pafajshme gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që nëna nuk mund t’ia dalë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia 2’ dhe policia po heton për të zbardhur motivet që e çuan të renë të kryente aktin fatal.
Banorët kanë treguar detaje nga ngjarja makabre, si dhe respektin për dr. Vironin, babain e Pamelës, të cilën e kishte ndjekur bashkë me gruan të jetonin në Tiranë pasi ai vetë kishte dalë në pension.