Janë 42 transferimet që ka bërë Juventusi që janë në lupën e Prokurorisë së Torinos ku më i famshmi është shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Juventusit dhe Barcelonës.
Por në listën e hetimeve është edhe transferimi i dy futbollistëve shqiptarë që janë afruar nga Juventusi në ekip dhe janë në pronësi të klubit Bardhezi. Bëhet fjalë për transferimin e sulmuesit Giacomo Vrioni nga Sampdoria për tek Juventusi për shumën e 2.88 mln euro. Vrioni që aktualisht luan si i huazuar tek Tirol në Austri ka qënë më shumë pjesë e Juventus Under 23. Por do të hetohet edhe transferimi i Albian Hajdarit futbollistit me origjinë kosovare nga Bazel tek Juventus për shumën e 4 mln eurove.