Ndërtimi i 69 kilometrave, i 6 tuneleve dhe i 4 urave që janë pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit në finale kushtojnë 40.3 miliardë lekë (337,232,943 mln euro), ndërsa kostoja e supervizimit do të jetë535.1 milionë lekë.
Aktualisht 48 kilometra janë bërë të kalueshme, ndërsa zyrtarisht punimet mbyllen në pranverën e vitit që vjen. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy nga urat më të larta në Ballkan, Ura Fshat 158 metra e lartë dhe ura e Vashës 152 metra e gjatë.
Pagesat buxhetore për projektin “Rruga e Arbrit” të kryera nga Ministria e Financave deri në fund ishin në vlerën e 6,599 miliardë lekëve, ndërsa për këtë vit janë parashikuar pagesa në vlerën e 3,375 miliardë lekëve dhe për vitin që vjen në 3 miliardë lekë. Konkretisht në relacionin e projektbuxhetit 2022 thuhet se për periudhën 2021-2024 do të paguhen nga buxheti i shtetit 9.695 miliardë lekë.
Ndërkohë deri në fund të 2020 ishte realizuar 65% e volumit të punimeve me vlerë investimi 26.5 miliardë lekë, dhe problemet më të mëdha ishin konstatuar në Tunelin e Murrizit, ku ecuria e punimeve është tepër e ngadaltë për shkak të rrëshqitjeve argjilore.