GREQI- Konfirmohet rasti i parë me variantin omikron në Greqi.
Pacienti zero, është një grek i cili mbërriti në Kretë pas një udhëtimi në Afrikën e Jugut më 26 nëntor, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në mediat greke kur në aeroport iu nënshtrua testit të shpejtë rezultoi negativ.
Në një kohë kur mutacioni i ri i COVID-19, varianti omikron është bërë kryefjala e ditëve të fundit, ekspertët e vendit i sugjeruan qeverisë greke të shtrëngoje masat pa nënkuptuar ardhjen e një bllokimi pasi vendi nuk do të mund ta duronte ekonomikisht.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dy ditë më parë vendosi që të bëjë me detyrim vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç, pikërisht për shkak të rritjes së frikës nga varianti i ri.