Një i burgosur shqiptar në burgjet greke i ka dhënë fund jetës së tij. Siç raportojnë mediat greke ai po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos brenda një furgoni të burgut, si kafaz.
Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja. Më herët, ai u dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Policia po heton rrethanat në të cilat i burgosuri i ka dhënë fund jetës.