Një godinë 7-katëshe, kur dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.
Që në vitin 2020, 1 vit pas tërmetit, është marre vendimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës për prishjen. Në truallin ku ndodhet objekti ekzistues, do të ndërtohet objekti i ri, me qellim plotësimin e kërkesave për ambiente shkollore.
Kompanitë që e kanë marrë tenderin janë ‘Fusha SHA’ e ndërtuesit Petrit Fusha, dhe ‘Edil-Al’.
lajm në përditësim…