TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe shitje të kokainës. Në pranga ka rënë pronari i Bujtinës, i identifikuar si Lutfi Elezi.
Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një ramë zjarri pistoletë, një sasie kokaine, fishekë luftarakë, një peshore elektronike dhe dy armë të ftohta (thika). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.