Librazhd-Prrenjas / Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prenjas, teksa mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një qytetar të cilin e ka lënë të vdekur në vend.
Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve me iniciale B.SH., është 36 vjeç dhe banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar. Gjithashtu nuk dihet gjendja e shoferit dhe detajet shtesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.