Aktorja Kim Mi-soo ka vdekur papritur në moshën 29-vjeçare. Ylli i ekranit koreano-jugor, që luajti në serialin “Snowdrop” të Disney +;
‘Agjencia e saj, Landscape, në një deklaratë të bërë të mërkurën tha se Kim na la papritur më 5 janar Familja e të ndjerës aktualisht është shumë e thyer nga ky lajm. Kërkojmë sinqerisht të përmbaheni nga krijimi i thashethemeve apo raportimeve spekulative”.
Kim ishte e njohur për punën e saj në “Lipstick Revolution” dhe “Kyungmi’s World”. Ajo u shfaq edhe në dramën “Hi Bye, Mama!” dhe gjithashtu pati një karrierë të suksesshme si modele. Aktorja njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Snowdrop”, i cili ndjek një histori dashurie mes dy studentëve të universitetit.