Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, me 19 viktima të regjistruar deri më tani. Në mesin e tyre, sipas autoriteteve ka dhe fëmijë.
Si pasojë e zjarrit, 32 njerëz përfunduan në spitale me gjendje kritike për jetën, tha më herët të dielën komisioneri i FDNY, Daniel Nigro.
“Ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë”, ka thënë tutje Adams.
Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në skenën e zjarrit në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe në 333 East 181st Street.
BREAKING: New York City mayor says Bronx fire “one of the worst” in city’s history; at least 61 injured, “numerous” feared dead pic.twitter.com/eLhcNQbpsc
— BNO News (@BNONews) January 9, 2022
Të paktën 31 persona janë lënduar rëndë pas një zjarri që shpërtheu në një bllok apartamentesh në Nju Jork.
Sipas medieve të huaja, dëshmitarët pohuan se kishin parë banorët që hidheshin nga ndërtesa 19-katëshe pasi zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes.
#NewYork#FDNY firefighters are currently battling a 5 alarm fire in the Bronx, reports say that 15 civilians are injured –⛑️⛑️ CPR in progress on numerus people including children. pic.twitter.com/87jQmm5NtW
— RawNews1st🎥📰 (@Raw_News1st) January 9, 2022
Zjarri besohet se ka nisur në një apartament duplex në katin e dytë dhe të tretë dhe nuk është përhapur në banesa të tjera, ku shumica e lëndimeve besohet se janë shkaktuar nga tymi i përhapur në të gjithë ndërtesën.