Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me urimin e tij për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.
“Mirëmëngjesi dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin social Facebook.
Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në1912. Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e te qetësisë publike. Për te përmbushur këtë detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi një Fuqi Civile, një pjese te se cilës i ngarkoi detyra ne rolin e policisë për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndërsa pjesën tjetër e angazhoi për krijimin e xhandarmerisë.