Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa 55-vjeçari i identifikuar si Gjergji Beqiri jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ka qenë ngrohësja me energji elektrike e cila ka bërë shkëndijë dhe më pas ka marrë flakë batanija me të cilën ishte mbuluar 55-vjeçari, i cili u asfiksua nga tymi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.